LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës mbështet projektin për asfaltimin e rrugës për bizneset e Zonës së Harilaqit

Ministria e Infrastrukturës mbështet projektin për asfaltimin e rrugës për bizneset e Zonës së Harilaqit

Prezantimi dhe përkrahja e projektit infrastrukturor prej 1 kilometër për bizneset e Zonës së Harilaqit të përgatitur nga OAK, ishte arsyeja kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi njoftoi ministrin Lekaj me problemet që po përballen bizneset në zonën e Harilaqit me infrastrukturë rrugore duke përfshirë, energjinë elektrike, ujësjellësin, kanalizimin dhe shtruarjen e rrugës.

Ai tha se në këtë pjesë ndodhen biznese të mëdha me shumë qarkullim, të cilat kanë problem të madh infrastrukturën, duke njoftuar ministrin Lekaj për takimin e realizuar me kryetarin e Fushë Kosovës për këto probleme i cili në takim ka kërkuar ndihmë nga OAK për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë.


Ministri Lekaj u shpreh i gatshëm për përkrahjen e projektit për asfaltimin e kësaj rruge dhe vetëm kërkoi që Komuna e Fushë Kosovës ta aprovojë këtë projekt pasi është rrugë lokale.

Po ashtu, u kërkua që rruga Pejë –Zahaq të ketë dalje të rregullt përmes rreth-rrotullimeve, ku ministri premtoi se do të ketë dy rreth-rrotullime të reja, te ELKOS-i në Ramun dhe Qyshkë.

Në takim ishin të pranishëm edhe pronarë biznesesh të kësaj zone, të cilët shprehen pakënaqësitë me problemet e shumta që hasin, duke kërkuar një zgjidhje sa më të favorshme.

OAK në këtë takim pati edhe kërkesa të tjera me emergjencë nga ministri Lekaj, siç janë lobimi që Kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR), ku do të punësohen se paku mbi 1000 shoferë dhe mbi 200 milionë euro do të ketë përfitim Kosova.

Po ashtu, kërkesë tjetër ishte që shoferët e kamionëve të pajisen me kartela digjitale për tahograf në Kosovë, pasi ata po detyrohen të marrin ilegalisht këto kartela nga Serbia.

Kërkesat tjera të OAK janë edhe sinjalizimi i rrugëve sipas standardeve, informimi i vozitësve për vendet kur ka pengesa në rrugë apo kolona të gjata përmes radios dhe lobimi për largim nga CEFTA si UNMIK dhe Kosova të anëtarësohet si Republikë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori