LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave e Maqedonisë nuk e respekton shqipen pasi ”edhe tjerët nuk e respektojnë”

Ministria e Financave e Maqedonisë nuk e respekton shqipen pasi ”edhe tjerët nuk e respektojnë”

Në ueb-faqen e Ministrisë së Financave ka dy versione: versionin në gjuhë maqedonase dhe atë në gjuhë angleze. Mungesa e versionit shqip në ueb-faqen e Ministrisë së Financave është e paarsyeshme, pasi nga ministria në fjalë insistonin ta arsyetojnë duke thënë se as ministritë tjera nuk e kanë, gjë që nuk është e vërtetë.

Në bisedë telefonike para më se 40 ditësh, në pyetjen pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e ministrisë, Natalija Skalova, e autorizuar për marrëdhënie me publikun u shpreh: “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe?! A i keni pyetur të gjithë të tjerët, sepse në të gjithë është anglisht dhe maqedonisht.”

Në pyetjen pse nuk ka version shqip në ueb-faqen e Ministrisë së Financave derisa në ueb-faqe të disa ministrive tjera ka dhe a punohet në këtë çështje, ajo vazhdimisht pyeste “Në cilat tjera ka?”


Skalova kërkoi që pyetja t’iu dërgohet në mënyrë elektronike, ndërsa Portalb akoma nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Ndërkohë, version shqip ka në ueb-faqet e ministrive në vijim:

-Ministria e Mbrojtjes;
-Ministria e Drejtësisë;
-Ministria e Ekonomisë;
-Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave;
-Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;
-Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”

Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte 25.17%.

Ndryshe, Ministria e Financave kryen detyra që lidhen me: sistemin e financimit; sistemin tregtar; sistemin doganor; sistemin e taksave dhe politikat e taksave; sistemin e kursit të këmbimit; sistemin e bankave dhe kursimeve bankare dhe institucionet tjera financiare; huatë dhe kreditë; politikën makroekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare; sigurimin e pasurisë dhe personave; lojërat e fatit; përgatitjen dhe realizimin e buxhetit të shtetit dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit; çështje pronësore etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori