Ministria e Financave: 809 qytetarë të punësuar në katër komunat në veri përmes masës ‘Qeveria për Familjet’

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë.
MF thekson se falë interesimit nga ana e bizneseve, aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune, të cilat presin të plotësohen me punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.
“Kujtojmë se kjo masë mbështet punësimin përmes subvencionimit deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj me radhë. Ftojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna që të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































