Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë.
Ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.
“Bëhet fjalë për një makineri – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët”, thonë nga Ministria.
Sipas ministrisë përmes këtyre orëmatësve të sofistikuar, qytetarët do të kontrollojnë matësit e tyre për shpenzim të rrymës elektrike.
“Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë në mënyrë të pavarur saktësinë e matësve të tyre, direkt në institucion shtetëror. Kjo do të lejojë që çdo dyshim për faturim të gabuar të verifikohet me matje të sakta dhe zyrtare, ku qytetarët të marrin një përgjigje të qartë për gjendjen e instrumentit të tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të përfaqësojë një mekanizëm shtesë të kontrollit mbi kompanitë që instalojnë dhe mirëmbajnë matësit”, informojnë nga Ministria e Energjetikës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë