LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën

Ministria e Ekonomisë sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën.

MEPTINIS duke i reaguar Odës së Afarizmit, thotë se ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga punëtorët e tyre të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë.


“Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it.

OAK: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale
Lexo po ashtu OAK: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale

Kurse, Oda e Afarizmit të Kosovës, përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i kishte shprehur shqetësimin për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën. /Telegrafi/