LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë: Nuk japim leje dhe licenca për duhan, bëjmë vetëm regjistrim

Ministria e Ekonomisë: Nuk japim leje dhe licenca për duhan, bëjmë vetëm regjistrim

Ministria e Ekonomisë në lidhje me aksionin e Policisë Financiare në Luboten, ku u konfiskua sasi e madhe e duhanit, njofton se nuk jep kurrfarë leje dhe licenca për duhan. Ata thonë se vetëm i regjistrojnë në regjistër, Kompanitë të cilat merren me prodhime të duhanit.

Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se në rastin e Lubotenit nuk bëhet fjalë për prodhime të duhanit, por për duhan dhe se Ministria, në pajtim me Ligjin e ri për duhan dhe prodhime të duhanit, ka kompetencë vetëm t’i regjistrojë kompanitë në regjistër në harmonizim me vendimin të cilin e marrin nga Inspektimi i tregut.


“Kompania dorëzon kërkesë deri tek Ministria e Ekonomisë që të regjistrohet në regjistër. Ne në pajtim me kërkesën e tyre, japim kërkesë deri tek Inspektorati shtetëror i tregut për të dalë në vendin e ngjarjes dhe të konfirmojë nëse janë plotësuar kushtet që të regjistrohet në regjistër. Në pajtim me vendimin nga Inspektorati i tregut, kompania regjistrohet në regjistrin i cili është publik dhe transparent. Më pas procedurën e zhvillon Dogana dhe Inspektorati bujqësor”, sqarojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Prej atje theksojnë se rasti i Lubotenit duhet të ndriçohet dhe se i kanë bërë thirrje Policisë financiare të vijë dhe ta marrë dokumentimin e plotë për regjistrim në regjistër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori