Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se ka pranuar opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përmes së cilit është konstatuar se nuk ka pasur konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit të noterisë.
Në opinionin e AKK-së me numër protokolli 06-2118/19, thuhet se pas hapjes dhe inicimit të rastit, janë ndërmarr gjitha hetimet, analizimet dhe vlerësimet për pretendime për konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit për Noter dhe pas vlerësimit të rrethanave lidhur me rastin konkret AKK ka ofruar këtë opinion:
“Është identifikuar, është deklaruar dhe është shmangur konflikti i interesit nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 6, paragrafi 3 i Udhëzimit Administrativ MD- NR. 01/2019 për mënyrën e dhënies dhe programin e Provimit për Noterinë”, thuhet në opinionin e AKK-së.
Ndër tjerash, opinioni i AKK-së, thotë se procesverbalet kanë dëshmuar se personat e apostrofuar për konflikt të interesi janë deklaruar dhe zëvendësuar me kohë.
“Është nënshkruar deklarata e fshehtësisë nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 13 , paragrafi 2 i Udhëzimit Administrativ MD Nr.01/2019, për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për Noterinë si dhe janë zëvendësuar me të tjerët, të gjithë Anëtarët e Komisionit që kanë deklaruar konflikt të interesit me ndonjë nga pjesëmarrësit në provim”, thuhet në opinionin e AKK-së.
Ky opinion nga institucioni kompetent për vlerësimin e gjendjes ose jo të konfliktit të interesit, i hedhë poshtë të gjitha dyshimet eventuale dhe konfirmon legjitimitetin e plotë të reformës që është duke u zbatuar.
Ministria e Drejtësisë është e angazhuar për t’i ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një sistem noterial profesional, efikas dhe të qasshëm që është në shërbim të drejtpërdrejtë ndaj tyre dhe qasjes në drejtësi si një nga komponentët themelore të sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame