Ministria e Drejtësisë hap konkursin për noterët e rinj

Ministria e Drejtësisë, në faqen zyrtare ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e noterëve të rinj.
Sipas njoftimit, janë 79 pozita të lira për noterë në shumicën e komunave të Kosovës.
“Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë që të aplikojnë në konkursin për zgjedhje të noterëve se: Ministria e Drejtësisë hapë 79 pozita të lira për noter, dhe atë për komunat si në vijim:
Dragash - 1 (një) pozitë të lirë; Ferizaj – 3 (tre) pozita të lira; Fushë Kosovë - 4 (katër) pozita të lira; Gllogoc - 2 (dy) pozita të lira; Graçanicë - 4 (katër) pozita të lira; Gjakovë - 3 (tre) pozita të lira; Gjilan - 3 (tre) pozita të lira; Hani i Elezit - 1 (një) pozitë të lirë; Istog - 2 (dy) pozita të lira; Junik - 1 (një) pozitë të lirë; Kaçanik – 1 (një) pozitë të lirë; Kamenicë - 2 (dy) pozita të lira; Klinë - 2 (dy) pozita të lira; Kllokot - 1 (një) pozitë të lirë; Leposaviq - 1 (një) pozitë të lirë; Lipjan – 2 (dy) pozita të lira; Malishevë - 3 (tre) pozita të lira; Mamushë - 1 (një) pozitë të lirë; Mitrovica e Jugut - 2 (dy) pozita të lira; Mitrovica e Veriut - 3 (tre) pozita të lira; Obiliq - 2 (dy) pozita të lira; Partesh - 1 (një) pozitë të lirë; Pejë - 3 (tre) pozita të lira; Podujevë – 4 (katër) pozita të lira; Prishtinë - 6 (gjashtë) pozita të lira; Prizren - 6 (gjashtë) pozita të lira; Rahovec - 2 (dy) pozita të lira; Ranillug - 1 (një) pozitë të lirë; Skenderaj - 2 (dy) pozita të lira; Suharekë - 2 (dy) pozita të lira; Shtërpcë - 2 (dy) pozita të lira; Viti - 1 (një) pozitë të lirë; Vushtrri – 3 (tre) pozita të lira; Zubin Potok – 1 (një) pozitë të lirë; Zveçan - 1 (një) pozitë të lirë;
Në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë, thuhet po ashtu se afati për dorëzimin e dokumentacionit për konkurrim fillon nga data 24 korrik 2019 deri me 7 gusht 2019.
“Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:
- Në kërkesë të shënohet komuna në të cilën aplikon kandidati;
- Certifikatën e shtetësisë;
- Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;
- Të ketë integritet personal dhe profesional (deklaratë me shkrim nga aplikuesi);
- Diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;
- Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.
- Vërtetimi për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;
- Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë;
- Dëshmia që aplikuesi nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale;
- Gjendja e llogarisë bankare për 6 muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themeloj zyrën noteriale, përkatësisht të t’i siguroj lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit.
Dokumentacioni për konkurrim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (Ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/














































