Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet në Ukrainë – duke theksuar se njësia elitare e tankeve ruse ka pësuar humbje jashtëzakonisht të mëdha, që do t’i duhet vite të tëra që të rimëkëmbet.

Pas tërheqjes nga rajoni e Kharkivit si pasojë e kundërofensivës së trupave ukrainase, një prej njësive më elitare të tankeve ruse – ka pësuar humbje shumë të mëdha nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Kjo brigadë kishte pësuar humbje të mëdha që nga faza e parë e pushtimit. Në fillim kanë pasur humbje në njerëz dhe dëme materiale – nga të cilat për vite të tëra nuk do të mund të rimëkëmben.

Por pas kundërofensivës ukrainase në lindje të vendit – është e sigurt që do t’ju duhen edhe më shumë vite që ta ripërtërijnë këtë njësi.

Ndryshe fjala është për njësinë që është e dedikuar për ta mbrojtur Moskën, në rast të një lufte që mund të shpërthejë mes Rusisë dhe NATO-s.

E humbje të tilla të ngjashme kanë pësuar edhe njësi tjera ruse – duke filluar nga forcat ajrore, detare e deri te shkatërrimi i depove të shumta të municionit. /Telegrafi/