Pranë sheshit “Nënë Tereza” është vendosur tenda e Transfuzionit të Gjakut, ku për një javë vullnetarët do të kenë mundësinë për të dhuruar gjak. E pothuajse çdo ditë ka më shumë se 150 kërkesa për gjak nga qytetarë të vendit.
Për nder të 14 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar te Gjakut, në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhuruar gjak në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Nga aty ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak, që kështu të shpëtojnë jetë.
“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë, bëhuni pjesë e kësaj kampanje dhe për të mirën e qytetarëve edhe të vendit dhe Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi ka folur për aktivitetet e organizuara gjatë javës së dhurimit të gjakut e cila do të zgjasë deri me 21 qershor.
“Dhurimi i gjakut mund të bëhet çdo ditë në sheshin “Nënë Tereza”, prej orës 09:00 të mëngjesit deri në orën 16:00. Mund të bëhet dhurimi i gjakut edhe në qendrat rajonale të transfuzionit të gjakut. Duke filluar prej Vushtrrisë, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt të cilat janë të hapura për dhurimin vullnetar të gjakut. Edhe sot prej orës 08:00 deri në orën 14:00”, shprehet ajo.
Zhybi thekson se nevojat për gjak janë çdo ditë të mëdha, ku thekson se kërkesa të tilla në ditë janë deri në 150.
“Sot është dita e parë, starti ka qenë shumë i mirë. Shpresoj që ditëve në vijim do të jetë kështu njëjtë. Po ashtu kemi shpërndarë mesazhe tek njerëzit mes Valës 900 të cilët na kanë mundësuar, dhe ata na kanë mundësuar që të shkoj mesazhi bamirës për dhurimin e gjakut ku është moto edhe për dhurimin e gjakut “Bëhu hero duke dhuruar gjak”, ka shtuar ajo.
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut ka nisur sot, po ashtu ka filluar edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova dhe katër kompanive për fshehje të tatimit

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania