Aktivitetet sportive në Kosovë do të lejohen nga 2 qershori.

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten në konferencë për media, ka njoftuar për masat lehtësuese që do të fillojnë nga 4 maji.


Aktivitetet sportive hyjnë në fazën e tretë të masave lehtësuese, që është paraparë nga 2 qershori, varësisht nga zhvillimi i situatës.

Arben Vitia 3

Thuhet se do të jetë hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Sportet në Kosovë janë pezulluar nga mesi i marsit si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Kujtojmë që UEFA ka dhënë 20 korrikun si datë të fundit për përfundimin e kampionateve dhe praktikisht do të jetë shumë e vështirë një përfundim i tillë nëse aktivitetet sportive do të nisin nga 2 qershori.

Flamurtari Feronikeli Superliga

Kjo pasi ishte paraparë nga ekspertet që klubet të kishin një mini fazë përgatitore prej dy javësh para fillimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app