LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu priti delegacionin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu priti delegacionin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Delegacion shumë anëtarësh nga Instituti kosovar për qeverisje lokale dje në Ministrinë për vetëqeverisje lokale u prit nga ministri Suhejl Fazliu dhe të punësuarit në këtë dikaster qeveritarë.

Është kjo vizita e radhës e delegacionit kosovarë, i prirë nga drejtori ekzekutiv Besnik Muçaj.

Ministri Fazliu nënvizoi se dyert e bashkëpunimit janë gjithnjë të hapura madje edhe në fusha tjera konkrete. Ai njoftoi të pranishmit se Ministria për vetëqeverisje lokale vazhdon të avancojë aktivitetet e sajë kryesisht në tre fusha të rëndësishme: decentralizimin e pushtetit, zhvillimin e balancuar regjional dhe bashkëpunimin ndërkufitarë me të gjithë fqinjët që e rrethojnë.


Ai gjithashtu shtoi se rëndësi të veçantë i kushtohet zhvillimit regjional dhe se 8-të regjioneve planore u ndahet ndihmë konkrete financiare. Me këtë rast përmendi Memorandumin e nënshkruar me Ambasadën e Zvicrës me çka fillon implementimi i projektit të ri në vlerë prej 5,4 milion franga zvicerane për zhvillim të barabartë regjional.

Ministri Fazliu foli edhe për bashkëpunimin ndërkomunal në Republikën e Maqedonisë si segment mjaft i rëndësishëm përmes së cilit komunat realizojnë projekte të përbashkëta në interes të dy e më shumë komunave./Telegrafi/