LAJMI I FUNDIT:

Ministri suedez: Ne e respektojmë marrëveshjen me Turqinë për NATO-n, por religjioni nuk është pjesë e saj

Ministri suedez: Ne e respektojmë marrëveshjen me Turqinë për NATO-n, por religjioni nuk është pjesë e saj

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom tha se vendi i tij po zbaton marrëveshjet me Turqinë për anëtarësimin në NATO, por se kompromisi për lirinë e shprehjes nuk përfshihet në marrëveshje.

Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s, Turqia nënshkroi një memorandum për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por pas një sërë protestash në shtetin suedez kundër presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, Ankaraja ndryshoi qëndrimin e saj.

Politikani ekstremist danezo-suedez, Rasmus Paludan i vuri zjarrin Kuranit në Stokholm, gjë që u kritikua ashpër nga qeveria turke, raportojnë mediat suedeze.


Erdogan: Turqia nuk do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Lexo po ashtu Erdogan: Turqia nuk do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Billstrom i tha agjencisë së lajmeve TT se “religjioni nuk është pjesë e marrëveshjes” së nënshkruar me Turqinë. Ai vuri në dukje se e kupton zemërimin e autoriteteve turke për incidentet, megjithëse të ligjshme, nuk janë të hijshme.

Kreu i diplomacisë suedeze shtoi se aktualisht është e nevojshme të qetësohen ‘gjakrat’ dhe se bisedimet do të vazhdojnë me shtetin turk.

Erdogan aktualisht është në një fushatë parazgjedhore sepse në mes të muajit maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi.

Suedia dhe Finlanda kujtojmë se aplikuan vitin e kaluar për anëtarësim në NATO, por Ankaraja e kushtëzon mbështetjen me ekstradimin e “terroristëve”, kryesisht kurdë.

Ankaraja dëshiron që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë një qëndrim të ashpër kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilin Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë një organizatë terroriste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori