LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

Ministri Shala nis marrëveshjen për investime me shtetin e Katarit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot i ka propozuar Qeverisë së Kosovës aprovimin e nismës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për negocim dhe përgatitjen e një marrëveshje në mes shtetit të Kosovës dhe të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Ai ka theksuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.

“Me qëllim të nxitjes dhe krijimit të kushteve të favorshme për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ku secila palë kontraktuese promovon dhe inkurajon brenda territorit të saj investime nga investitorët e palës tjetër kontraktuese dhe në të njëjtën mënyrë do të pranojë këto investime në territorin e saj në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj”, tha Shala.


Sipas tij, kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit, që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit reciprok dhe do t’u japë investitorëve të dy vendeve siguri dhe garanci se investimet e tyre do të mbrohen sipas ligjit.

“Investimet reciproke do t’i ndihmojnë ekonomitë e dy vendeve, veçanërisht Kosovën, e cila tashmë është në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm”, tha ministri Shala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori