Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se shkalla e lartë e papunësisë në vend po tentohet të zvogëlohet përmes aftësimit profesional mbi bazën e nevojës së tregut të punës.
Në një intervistë për KosovaPress, teksa flet për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës, Reçica thotë se në aspektin e sigurisë dhe shëndetit të punë si ministri, kanë arritur ta ngrisin vetëdijen e punëdhënësve se jeta e punëtorit duhet të sigurohet.
Teksa e pranon se sfidë për vendin tonë mbetet shkalla e lartë e papunësisë, Reçica thotë se mbështetja e sektorit privat do të krijojnë kushte të punësimit në vend.
Ministri i Punës ka theksuar se viti 2018 është mbyllur me 14 mijë vende të lira të punës në mungesë të fuqisë punëtore adekuate, derisa të regjistruar si punëkërkues kanë qenë mbi 100 mijë persona.
“Orientimi që ne jemi duke bërë që të rinjtë tanë t’i aftësojmë dhe riaftësojmë profesionalisht mbi bazën e nevojave të tregut të punës ose siç po e quajmë orientimin e tyre në karrierë, do jetë një nga mundësitë që ne në të ardhmen këtë shkallë të lartë të papunësisë mos ta kemi, ose mos ta kemi një hendek mes asaj që në tjetrën anë kemi punëkërkues të regjistruar dhe në tjetrën anë kemi vende të zbrazëta të vendeve të punës në mungesë të punëtorëve të kualifikuar mbi bazën e atyre që kërkohet. Në kuadër të kësaj brenda agjencisë së punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies, ne i kemi qendrat e aftësimit profesional, kemi tetë qendra të aftësimit profesional”, shprehet ministri Reçica.
Reçica u shpreh se me qëllim të rritjes së sigurinë në vendin e punës, prioriteti i tyre kryesor mbetet zbatimi i dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Sipas tij, fushatat e organizuara nga ky dikaster ka dhënë efektet pozitive, prandaj edhe punëdhënësit janë bërë më të kujdesshëm.
“Ne po përpiqemi që me dispozitat të cilat janë të qarta në ligjin për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës të bëhen realitet në zbatimin e tyre në praktik dhe siguria dhe shëndeti në vendin e punës ka qenë dhe është një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale…..Ajo që mund të konstatoj është se është një vetëdije nga ana e punëdhënësve që realisht t’u kushtohet kujdes më tepër edhe zbatimit të masave dhe ruajtjes së jetës së punëtorëve sepse si duket thirrjet tona, kampanjat që jeta e njeriut mbi të gjitha, jeta e punëtorëve mbi të gjitha po jep efektet e veta dhe uroj dhe besoj që vetëm të bashkuar si punëdhënës dhe punëmarrës dhe ne si institucione punojmë me përkushtim dhe natyrisht do të kemi raste më të vogla”, shprehet ai.
Reçica ka paralajmëruar shqiptim të gjobave për të gjithë ata që nuk zbatojnë aktet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Në të gjitha rastet ku ndodhin aksidentet si pasoj e lëshimit dhe mos zbatimit të akteve ligjore natyrisht që inspektorati ka shqiptuar dhe do shqiptoj gjoba, edhe në rastet kur kanë ndodhur lëndimet e vogla, edhe në rastet kur kanë ndodhur lëndimet me fatalitet inspektorati ka kryer raportet dhe ka shqiptuar gjobat”, thotë ministri i Punës.
Kujtojmë që në vitin 2017 në vendin e punës kanë humbur jetën 21 punëtorë, në vitin 2018, kanë humbur jetën 22 punëtorë, ndërsa deri në maj të vitit 2019, në vendpunishte 6 punëtorë kanë humbur jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht