LAJMI I FUNDIT:

​Ministri Peci në Bullgari: Të përkujdesemi që produktet të cilat i zgjedhim të jenë të vendeve mike

​Ministri Peci në Bullgari: Të përkujdesemi që produktet të cilat i zgjedhim të jenë të vendeve mike

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se Gechev ka diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit.

“Me Ministrin Gechev diskutuam rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit si me vendet e rajonit ashtu edhe me Bullgarinë konkretisht për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike”, ka shkruar ai.


Tutje, ka thënë se pas takimit janë pajtuar që ta zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndërshtetërore, e cila do të pasojë në të ardhmen. Po ashtu, Peci ka bërë të ditur se  ministrin Gechev e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Botë
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Ekonomi
73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Ekonomi
Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Ekonomi
Kalo në kategori