LAJMI I FUNDIT:

Austria do ta mbështet Kosovën në sferën e sigurisë

Austria do ta mbështet Kosovën në sferën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa priti të martën në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Kështu thuhet në njoftimin e MPB-së për media.

Në këtë njoftim theksohet se gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB, derisa ky dikaster sipas tij, është punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.


“Ndërsa, ambasadori Pfandler ka theksuar gjatë takimit se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë”, theksohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/