LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kujtim Gashi në SHBA merr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve të YMCA

Ministri Kujtim Gashi në SHBA merr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve të YMCA

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë vizitës në Chicago të SHBA-së ka marr mbështetje të fuqishme të zyrtarëve më të lartë të YMCA-së në SHBA për organizimin e Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve.

Ministri Gashi në ditën e fundit të qëndrimit në Chikago është takuar me Tom Valentine, zv/President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, nga i cili gjithashtu ka marr mbështetje të fuqishme dhe Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan ku YMCA do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve.

Në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Gashi në përfundim të qëndrimit në ShBA ka pohuar se “Vizitën në ShBA e përfundova në takimin me Tom Valentine, zv/President i YMCA-së për marrëdhënie me jashtë, dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës. Padyshim që përkushtimi i përfaqësuesve amerikanë do të jetë garantuesi kryesor për suksesin e kësaj organizate edhe në vendin tonë. Kosova po bëhet shteti i vetëm në Ballkan ku YMCA-ja do të ketë Kampin Rinor me modelin dhe programet e ShBA-ve”.


Vizita e Ministrit Gashi në Amerikë u realizua në kuadër të angazhimeve të ministrit për fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori