Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e organizatës joqeveritare Diakonie Kosova, Bernd Baumgarten, kryetar i Bordit dhe Nysret Krasniqin, menaxher i fermave të Diakonie.
Kjo organizatë zhvillon aktivitete të ndryshme që lidhen me kulturën, për të rinjtë, por tani edhe në bujqësi.
Ata tani kanë hapur një fermë me 1500 pula, një fermë të dhive dhe po zhvillojnë aktivitete të tjera në bletari. Në këto projekte ata kanë një numër prej 30 punëtorëve. Këto projekte i zhvillojnë në komunën e Mitrovicës.
Ministri Krasniqi i njoftoi ata me programet mbështetëse që MBPZHR po implementon dhe ndikimin që ato kanë dhënë në ekonomi dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ai theksoi se mbështetja do të rritet dhe zgjerohet vitin e ardhshëm, e po ashtu do të ketë nisma të ndryshme mbështetëse për fermerët përmes shërbimeve këshilluese por edhe komponentes së promovimit. Ministri Krasniqi përgëzoi drejtuesit e kësaj organizate për angazhimin e tyre edhe në sferën e bujqësisë me projekte mjaftë me ndikim në bujqësi, e po ashtu edhe në aspektin social, në veçanti edhe në përfshirjen në punë të një numri të konsiderueshëm njerëzve me aftësi të kufizuara.
Nga ana e tij, kryetari i Bordit të Diakonie Kosova, Bernd Baumgarten falënderoi ministrin për pritjen dhe mbështetjen që i ka dhënë kësaj qendre edhe në të kaluarën në aktivitete të tjera. Ai foli për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të fermave të tyre si dhe për planet që kanë për të ardhmen.
Ministri theksoi se do të shikohen mundësitë që në të ardhmen të ketë përkrahje edhe për organizatat joqeveritare të kësaj natyre, përmes programeve të rregullta mbështetëse të ministrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë