LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismajli: Ordinanca nuk ka plotësuar kushtet në rastin e të miturës nga Drenasi

Ministri Ismajli: Ordinanca nuk ka plotësuar kushtet në rastin e të miturës nga Drenasi

Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi ka prekur ndërgjegjen institucionale. Ndërsa, numër i madh i aborteve nuk raportohen nga ambulantet private. Në ambulanten “Kestrina”, përveç mungesës së licencës, janë bërë shkelje etike dhe nuk janë ofruar kushtet e duhura për abort.

Kështu u tha në mbledhjen e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Kryetarja e Komisionit, Besa Baftiu tha se kjo mbledhje është urgjente, si shkak edhe i rastit të miturës nga Drenasi.


“Ne dimë se abortet duhet të bëhen në institucione publike. Ky rast na ka prekur të gjithëve. Ka 20 vite nga paslufta, barra bie në të gjitha qeverisjet e deritanishme. Nuk ka udhëzim administrativ që përcakton licencimin e institucioneve. E dimë që numri i institucioneve është 1300, por sa po monitorohen këtë institucione, a do të rritet numri i inspektorëve, çka është plani i ministrisë në këtë drejtim. E dimë se sot në barnatore shkon e merr tabletën për abortim, neve sot këto na interesojnë”, ka thënë Baftiu.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se rasti i të miturës ka qenë rast që ka prekur ndërgjegjen e të gjithëve. Përpos dhimbjes, ai tha se do të dalin me politika që të mitura tjera mos të përjetojë të njëjtën gjë.

“Në vendin tonë ekziston një numër i madh i institucioneve private. Veprimtaria private është ligjërisht e barabartë me ato publike. I tërë procesi i licencimit paraqet një varg procedurash. Obligimi për ri-licencim nuk bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë, por mbi atë që ka kërkuar licencën. Barra e përgjegjësisë duhet të jetë dy vjet më herët për licencim”, tha ai.

Ai ka folur edhe për rastin e gjinekologut, Fehmi Ahmeti, i cili dyshohet se ka kryer abortin e 16 vjeçares nga Drenasi, për të cilin deklaroi se janë bërë shkelje ligjore e etike.

“Për abort kërkohen disa kushte, ordinanca “Kestrina”, nuk i ka plotësu ato kushte, më 15 janar kur e ka kryer e mitura abortin, përveç licencimit nuk ka pasur as kushtet për abort. Ne nuk kemi pasur informata nëse ka licencë apo jo, Ahmeti nuk ka ardhur me kërkuar licencë. Vendimi për hetimin e Odës së Mjekëve, ka filluar dhe janë njoftuar. Aty ka pasur shumë shkelje ligjore, etike, ku nuk është regjistruar as rasti i të miturës. Inspektorati ka punuar një kohë të gjatë, janë 10 inspektorë shëndetësorë, në vitin e ardhshëm kemi planifikuar që këtë numër ta dyfishojmë”, tha ai.

Ndërsa, Haxhi Avdyli nga LDK tha se duhet të luftohet korrupsioni në këto institucione. Ai tha se ligji i pagave i ka defunksionalizuar inspektorët shëndetësorë, me 3,5 duke krahasuar koeficientin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

E Fatmire Kollqaku nga VV, tha se detyra parësore është licencimi dhe mbikëqyrja e institucioneve, raporton KP. Kollqaku mes tjerash ka thënë se nuk duhet të ketë mëshirë për ata që punojnë pa licencë.

Naser Rugova tha se rasti i 16 vjeçares nga Drenasi tha se ka prekur ndërgjegjen institucionale.

“Uroj që ky rast të troket në ndërgjegjen institucionale”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori