LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili: Mbrojtje shëndetësore për nënat dhe fëmijët

Ministri Ismaili: Mbrojtje shëndetësore për nënat dhe fëmijët

Kaçaniku është bërë sot komuna e 13-të në Kosovë, ku edhe zyrtarisht është lansuar projekti i vizitave për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeç.

Projekti i nisur nga Ministria e Shëndetësisë, i mbështetur nga UNICEF-i dhe komunat, i nisur në vetëm dy komuna, tani është shtrirë në 13 të tilla, me qëllimin që brenda një periudhe të shkurtër të shtrihet në gjithë vendin.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në lansimin e këtij projekti edhe në komunën e Kaçanikut, tha se ky është një ndër programet që ka ndikim direkt te qytetarët dhe që rrit besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor.

“Këto programe ndikojnë në dy aspekte. Përveç ndikimit pozitiv në aspektin shëndetësor, ato kthejnë dhe rrisin besimin e qytetarëve në shërbimet tona shëndetësore dhe personelin mjekësor. Duke parë rëndësinë e tyre, ne do të punojmë që këto vizita të shtrihen edhe nëpër komunat tjera”, ka thënë ministri Ismaili. Më tej, ai ka shtuar se mbështetja e tij edhe për Kaçanikun nuk do të mungojë sa u përket projekteve të tjera.

Zëvendësshefi i UNICEF-it, James Mugay, tha se UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë programe të tilla, të cilat rrisin besimin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore.

Kurse, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, falënderoi ministrin Ismaili për përkushtimin e tij që ky program të shtrihet edhe në Kaçanik.

Projekti i vizitave për nëna dhe fëmijë, i cili deri sot ka qenë aktiv në 12 komuna, ka zhvilluar mijëra vizita vetëm gjatë vitit 2018.

Në vitin 2018, ky program është shtrirë në tri komuna të tjera, Dardanë, Shtime, Viti dhe në Kaçanik.

Përmes këtij programi është mundësuar qasje për të gjithë në shërbimet shëndetësore dhe është përmirësuar cilësia e shërbimeve. Po ashtu, mbrojtja sociale është një nga shtyllat e ngritura të këtij projekti.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori