LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Letonisë sot në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Letonisë sot në Kosovë

Edgars Rinkevics, ministër i Punëve të Jashtme i Letonisë do të qëndrojë sot në Kosovë.

Ministrin e Letonisë do ta presë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Pas takimit do të mbahet konferencë për media nga ministri Çollaku dhe ministri Rinkevics.

Ministrin e Jashtëm të Letonisë do ta presë në një takim edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/