LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani në Bruksel, thotë se i kanë hapur 85 mijë vende të reja të punës?

Ministri Hasani në Bruksel, thotë se i kanë hapur 85 mijë vende të reja të punës?

Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, Bajram Hasani, qëndroi të enjten në Bruksel.

Aty ai raporti para Bordit të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), për arritjet e Qeverisë së Kosovës në drejtim të realizimit të objektivave të Strategjisë për Evropën Juglindore.

Në një intervistë të shkurtër për KP, ministri Hasani ka treguar se në raportin e prezantuar në RCC, Kosova renditet pozitivisht për dallim nga pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në disa shtylla.


Tre shtyllat kryesor, ku ka pasur mjaft progres, ministri thotë se lidhen me qëndrueshmërinë e gjendjes ekonomike apo konkretisht rritjen e GDP-së dhe të hyrave nga tregtia.

“Në Bruksel kemi shkuar me ftesë të RCC, pra Regional Cocoperation Council. Jemi ftuar që të marrim pjesë si anëtarë para bordit që jemi si përfaqësues nga Kosova. Kemi mbajtur takimin dhe kemi prezantuar të arritura secili vend gjatë një periudhe. Ne si Kosovë i prezantuam do të thotë të gjitha arritjet që janë bërë kohëve të fundit sidomos ecja dhe përafrimin e ligjeve me ato të Bashkimit Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe shumë…prezantuam edhe kryesimin e Cetfes që e kemi gjatë këtij viti, dhe shumë tema tjera.

Po vlen të theksohet se me datën 05.07 [2018] pas prezantimit në atë takim është prezantuar edhe raporti i Strategjisë [për Evropën Juglindore] për 2018-en. Ky raport fatmirësisht e nxjerrë Kosovën në pozicion të mirë, ku nga ky raport tre shtylla janë për të cilat sipas këtij raporti ka shënuar progres mjaft të madh Kosova. Sa i përket GDP-së do të thotë, ku momentalisht 160 për qind e GD P-së, për kokë banori, edhe pse kjo shifër për vitin 2018, nëse e kthejmë në përqindje ka qenë 22 për qind [2017] e tani është arrit që për momentin është 30 për qind gjatë këtij viti. Është shënuar mjaft progres edhe në fushën e tregtisë ku janë arrit edhe objektivat e strategjisë ku janë gjasat që të ec mirë ky synim ku shihet se diku prej 66 përqind e totalit të tregtisë duke kaluar nga 3.3 miliardë euro që ka qenë në vitin 2010, tani është mbi 5 miliardë euro”, ka thënë Ministri.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është parë si vend me potencial për zhvillim sidomos për shkak të popullatës së re, diku mesatarja mendohet të jetë 27 vjet. Dhe, sipas tij, ka progres mjaft edhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës.

“…gjithmonë vlen të theksohet se si shtyllë kryesore dhe arritje më e madhe është se sipas këtij raporti Kosova ka një progres mjaft të madh në gjenerimin e vendeve të reja të punës, ku thuhet se 85 mijë vende të reja të punës Kosova ka arritur të gjenerojë gjatë kësaj periudhe, do të thotë ku e nxjerrë Kosovën mjaft lartë duke i analizuar edhe anët pozitive sepse për shkak të popullatës së re sepse mesatarja e popullatës do thotë mendohet se është diku 27 vjet, pra e nxjerrë edhe si mundësi në të ardhmen që Kosova të ketë progres në punësim”, ka thënë Hasani.

Pak më dobët Kosova, sipas raportit të prezantuar në RCC, rangohet sa i përket efekshmërisë së Qeverisë. Kjo sipas Hasanit është një pikë në të cilën duhet të punohet ende shumë megjithëse, sipas tij, nëse shihen koeficientët nga e kaluara ka një progres edhe në këtë pikë.

“…nëse shikohet sipas koeficientëve, Kosova ka qëndruar, nëse e mbani mend në 1.9, në vitin 2010 kurse synimi ka qenë që në vitin 2018 të jemi në 2.3 dhe nëse marrim këto si koeficientë ne jemi në 2.1, pra në gjysmën e rrugës. Na duhet ende do të thotë të punohet, edhe se u prezantua puna e Qeverisë do të thotë për shkak se Ministria e Industrisë dhe Tregtisë që është bartëse kryesore e këtyre parametrave, ne kemi ecur shumë me legjislacion me përafrimin e ligjeve me Bashkimin Evropian dhe po besojmë që Kosova e ka një potencial dhe ka mundësi që të ec përpara që të kemi një ekonomi ma të qëndrueshme në vend…Po natyrisht parametrat tregojnë se Kosova sa i përket vendeve të rajonit nuk gjendet keq, do të thotë duke i analizuar gjitha këto pika, na nëse i analizojmë, ju e dini që në RCC marrin pjesë gjashtë vendet e rajonit edhe nëse krahashohet me këto e shtetet tjera, Kosova po tregon një qëndrueshmëri ekonomike edhe një mundësi për zhvillim në të ardhmen”, ka thënë ai.

Ministri po ashtu ka treguar se në takimin e RCC-së, që është pjesë e Komisionit Evropian, ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë të Komisionit Evropian që në përgjithësi ka lavdëruar, sipas tij, Kosovën për punën që është bërë dhe për parametrat dhe rezultatet që janë shënuar por natyrisht që gjithmonë kërkohet që të punohet më shumë që ta zihet hapi në realizimin e përgjithshëm të objektivave deri në vitin 2020.

“Raporti unë thashë ka nxjerrë edhe disa defekte dhe këto defekte nuk janë për tu shqetësuar por na mundëson që ndoshta të bëjmë përmirësime natyrisht nëse analizojmë do të thotë ekspertë jemi ende larg në tregti do të thotë duke ditur bilancin tregtar të ekonomisë së Kosovës që ka një import të egër që na duhet me punuar shumë që kompanitë e tona do të thotë sa më shumë të i përgatisim për një treg evropianë me qëllim të rritjes së ekspertit, sepse tani po e them është më të vërtetë një përqindje shumë e ulët, një disbalancë madh tregtar mes ekspertit dhe im portit.

Sa i përket reformave në Inspektorat [të punës]jemi duke ecë mirë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është bartëse e Ligjit për reformën e thellë të inspektoratit e cila sipas koncept dokumentit që kemi kaluar në Qeveri po presim, e kemi bërë grupin punues shumë shpejtë që ta përgatisim projektligjin për reformimin e thellë të inspektoratit, vlen të theksohet se ka qenë e domosdoshme për reformim sepse nuk ka pas koordinim mes isnpektoratit edhe nivel qendror edhe në nivel komunal. Sipas statistikave dh informative që i kemi diku ekzistojnë 42 inspektorate në nivel të vendit duke përfshi edhe ato komunale edhe ato qendrore. Kjo reformë e thellë diku i redukton po shohim diku 15-17 inspektorate dhe do të kemi një zyre që do ta bëjë koordinimin. Nesër nuk do të ketë më mosfunksionim në mes të Komunës dhe Qeverisë por do të kem rregullim dhe bashkëpunim sepse do të rregullojë Ligj…”, ka thënë ministri duke shtuar tutje se ky model i reformave në Inspektorat është ndjekur edhe nga Shqipëria dhe ka rezultuar me sukses.

Ndërsa sa i përket luftës së korrupsionit, që mbetet ndër obligimet dhe objektivat për Kosovën edhe në Strategjinë e Evropës Juglindore edhe në gjitha proceset integruese, përfshirë liberalizimin e vizave, Hasani gjatë prezantimit të tij në Bruksel ka tregtuar para bordit të RCC-së, se në këtë drejtim Kosova ka renditur prioritet ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit . Për këtë synim Kosova ka emëruar edhe 34 prokurorë të ri ndërsa, sipas ministrit, ka trajtuar edhe 456 raste të korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori