“E kam shijuar kuzhinën shqiptare dhe do ta rekomandoja Shqipërinë, një vend për t’u vizituar, ku fermerët e vegjël kanë padyshim një rol të rëndësishëm”, ishin fjalët e ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Özdemir në panairin “Slow Food” në Stuttgart, ku u prezantuan 45 produkte tipike shqiptare.
Në këtë event të rëndësishëm, me ftesë të ministrit gjerman Özdemir, mori pjesë edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Frida Krifca.
Ministri gjerman falënderoi homologen shqiptare për prezancën e saj në Panairin e Stuttgartit, teksa e cilësoi vizitën e saj një mbështetje të rëndësishme në promovimin e prodhuesve shqiptarë dhe mbështetjen e produkteve autoktone.
“Ju përfaqësoni Shqipërinë dhe mbështesni prodhimet autoktone shqiptare si faktor të rëndësishëm në zhvillimin rural”, tha Ozdemir.
Në takimin që u mbajt në stendën shqiptare, ministrja Krifca solli në vëmendje vizitën e ministrit gjerman Ozdemir, në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar, që siç tha ajo, “ishte një vizitë historike sepse ishte hera e parë që një ministër gjerman i Bujqësisë vizitonte vendin tonë”, shkruan Atsh
“Ne e shohim Gjermaninë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë drejt rrugës ambicioze për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Jam optimiste për partneritetin që kemi me ministrin Ozdemir dhe vlerësoj mbështetjen e tij për Shqipërinë, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Kemi së bashku një plan veprimi me disa hapa konkretë që do të vihen në veprin nën asistencën gjermane. Ne do të kemi një atashe në rajon, i cili do të na ndihmojë të ndërtojmë këtë urë”, deklaroi Krifca.
Në Panairin e Stuttgartit morën pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20.000 metra katrorë, ku paraqitën produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Në stendën e Shqipërisë u prezantuan 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food.
“Sipërmarrjet agroturistike në vend po zhvillojnë traditën e ‘ushqimit të ngadaltë’ shqiptar. Ata e bëjnë këtë duke promovuar ushqim të pastër dhe të drejtë dhe biodiversitet. Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”. Është një nocion i fuqishëm që mund të ndryshojë perspektivën se si duhet të prodhojmë dhe konsumojmë ushqim, u shpreh ministrja Krifca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës