LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku me një mesazh për Petkoviqin: Përsëriteni pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri Çeku me një mesazh për Petkoviqin: Përsëriteni pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit kërkoi që Qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit.

Çeku ka thënë se Petkoviq përpara se të bëjë kërkesa ndaj Kosovës, të fillojë ta njohë faktin që Kosova është shtet sovran dhe demokratik.

“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku në një postim në Twitter.


Çeku poashtu ka kërkuar që Serbia t’i ndalë sulmet terroristen ndaj Policisë së Kosovës.

“Sygjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer (Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur t’ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura.

P.S ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku, transmeton Telegrafi.

Reagimi i Çekut vjen pasi zyrtari serb, Petkoviq ka komentuar deklaratën e tij, i cili ka thënë se duhet një analizë kritike e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

“Kurdo që ju Hajrulla Çeku flisni për rendin dhe ligjin, duhet t’ua kujtojmë këtë deklaratë. Është e padëgjuar të thuhet se vendimet e instancave më të larta ligjore të juaja s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Petkoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori