LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Brendshëm i Serbisë paralajmëron Kosovën të jetë e kujdesshme ndaj Vuçiqit

Ministri i Brendshëm i Serbisë paralajmëron Kosovën të jetë e kujdesshme ndaj Vuçiqit

Ministri serb Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar autoritetet e Kosovës që mos të ndërmarrin veprime ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij të paralajmëruar këtë fundjavë në veri.

Ai tha se Beogradi zyrtar ka marrë seriozisht kërcënimet, të cilat kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i bëri dje Vuçiq, duke thënë se ai nuk ka pse të shkojë se liqeni i Ujmanit.

Veseli kërcënoi të refuzonte lejen e Vuçiqit për të vizituar Kosovën dhe se ai do të shkonte në të njëjtën mënyrë si Marko Gjuriq nëse arrin pa leje.


“Kuptuam kërcënimet që Kadri Veseli i dërgoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe nëse ndodh ndonjë gjë në Kosovë, do të dimë se kush është përgjegjës. Kërkoj nga Kadri Veseli, jo për shkak se kemi frikë prej tij, por për shkak të paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në Ballkan, se ai nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim kundër presidentit serb”, paralajmëroi Stefanoviq.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiqin se ndodh të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

Ai i përmendi tri arsye pse lejohen serbët në Kosovë, në të kundërtën ai thotë se këmba e tyre nuk do të shkelte në këtë tokë, raporton KP.

“Nuk e di a vjen Vuçiqi në Kosovë. Ia kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardhur. Nuk dua këtë para jush ta bëjë të qenit patriot ose më pak patriot, dua të bëjë konsensus, kur ka qenë koha kundër agresorit atëherë e kam bërë. Nëse e vendosim për mos me ardhur, Vuçiqi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur e sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtarë! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriqi)”, ka thënë Veseli.