LAJMI I FUNDIT:

Ministri Aliu: Tashmë kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Ministri Aliu: Tashmë kemi hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë Kosova ka hapur zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky synim i kamotshëm shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike të të dy shteteve.

Ministri Aliu ka pubikuar një video, në të cilat shihen disa pamje nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.


Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë
Lexo po ashtu Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, ka shkruar Aliu.

Ndërkaq ditë më parë, ministri ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.

“Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu.

Pas hapjes së korridorit ajror të Kosovës me Shqipërinë, përveç shkurtimit të kohës së fluturimit, pritet të zvogëlohet edhe çmimi i biletave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori