Bazuar në imazhet e mëparshme të kapura nga njerëzit, dihet se gjenerata e ardhshme e Mini Cooper nuk do të jetë ndryshe nga forma e tij e njohur.

Tani nuk spekulohet për atë se çka fshihet brenda kamuflazhit, pasi imazhet e siguruara së fundmi nuk i lënë vend imagjinatës, transmeton Telegrafi.


Ky është Mini Cooper i ri në version elektirk, që besohet të jetë një model SE.

Imazhet që u siguruan nga Motor 1 në Los Angeles tregonin Mini-n blu që me sa duket përdorej për sesion fotografik.

2024 mini cooper se ev side view spy photo 1

Në një imazh shihet Mini Cooper dhe mbrapa tij me një aparat fotografik qëndron një Porsche Cayenne. Një tjetër kap Cooper-in në trafik duke ndjekur një SUV të errësuar.

2024 mini cooper se ev rear view spy photo

Përmes gjithë kësaj, nuk shihet asnjë maskim, madje as mbulim të distinktivëve. Në këtë pikë, mbetet vetëm që Mini ta zyrtarizojë.

Ndërsa forma e përgjithshme njihet menjëherë si Mini, ka ndryshime të dukshme në versionin e gjeneratës tjetër. /Telegrafi/