Mimoza Shkodra është një këngëtare mjaft e pëlqyer dhe e dashur për publikun shqiptar.
Ajo vjen gjithmonë e freskët në këngët e reja që sjell, ndërsa veçohet për mënyrën e të kënduarit.
Mimoza është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja Shkodra është bërë nostalgjike duke publikuar një fotografi të veçantë nga e kaluara e saj.
Bëhet fjalë për një imazh, i cili tregon se si dukej këngëtarja kur ishte gjashtëvjeçare.
” Eh…sikur te kthehesha edhe një herë gjashtë vjeçe”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, tash e sa kohë, Mimoza është e fejuar me këngëtarin Seldi Qalliu, me të cilin edhe solli bashkëpunimin e saj më të fundit, të titulluar “Sa kujtime”.
https://www.youtube.com/watch?v=d8IS5rj810s
Ajo jeton në Zvicër, dhe jashtë muzikës ka një profesion tjetër si teknike e laboratorit dentar në shtetin helvetik. /Telegrafi/