Norwich City ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit me të filluar pjesa e dytë.

Zhvillohej minuta e 48-të kur Norwich kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashica.


Joshua Sargent pasoi te Rashica i cili gjuajti nga një distancë prej 20 metrash, ku edhe topi u devijua paksa nga një mbrojtës për të përfunduar në rrjetë.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1495067539944136707

Ky është goli i parë i Milot Rashicës në Ligën Premier.

Shqiptari ka shënuar në parë në garat tjera, por jo në kampionat. /Telegrafi/

telegrafi sport app