Milloshoski: Mickoski në dalje publike do të përmend vetëm emrin “Maqedonia”, askush nuk mund të na largojë nga NATO

Hristijan Mickoski formalisht do ta ndjek realitetin e ri, por në daljet publike do të përdorë vetëm termin “Maqedonia”, thonë disa nga zyrtarët e OBRM-PDUKM-së. Kjo vjen pasi që kryeministri grek Kyryakos Mitsotakis dje i bëri thirrje Mickoskit të deklarojë qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut. Për dallim nga autoritetet greke, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, thotë se përdorimi i termit “Maqedonia” nuk e cenon Marrëveshjen e Prespës.
“Mickoski, si dhe kryetarja Siljanovska Davkova, theksuan se do t’i përcjellin rrjedhat formale-juridike të komunikimit bazuar në realitetin e ri, ndërsa në aspektin e përdorimit bisedor në paraqitjet e tyre publike do të përdorin termin “Maqedonia”, që besoj se nuk është në kundërshtim me nenin 7 të Marrëveshjes së Prespës, ku përcaktohet qartë se secila nga palët mund të përdorë si termin “Maqedonia” dhe termin “maqedonas”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Mitsotakis po ashtu theksoi se këtë çështje do ta ngrit edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, i cili është caktuar që të mbahet në mesin e korrikut, por megjithatë, siç shtoi ai, shpreson që logjika të mbizotërojë tek autoritetet në Shkup. Milloshoski, nga ana tjetër, vlerëson se çështja rreth Marrëveshjes së Prespës në Greqi është ngritur për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen atje, ndërsa në temën me Maqedoninë edhe Mitsotakis edhe opozita po përpiqen të fitojnë pikë politike.
“Sa i përket Aleancës Veriatlantike, edhe Greqia edhe Maqedonia janë anëtare dhe askush nuk mund të përjashtojë askënd nga kjo aleancë ushtarako-politike. Nëse Greqia mendon se për këtë çështje duhet shpenzuar kapitali diplomatik dhe politik, ky është vlerësimi i tyre”, shtoi Milloshovski.
Për hapat e ndërmarrë nga qeveria e re në vend në raport me Greqinë, Milloshoski pret që Maqedonia të ngrit në Parlamentin grek çështjen e ratifikimit të tri protokolleve bilaterale – për bashkëpunim ekonomik, për hapësirën ajrore dhe për integrime evropiane. Micotakis, nga ana tjetër, së fundi tha se protokollet nuk do të miratohen derisa Shkupi të respektojë në vazhdimësi Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi mundësinë për bllokadë të re në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova bëhet me dhomën e sigurt për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët

Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa