Millie Bobby Brown i kundërpërgjigjet fotografit që i kërkoi të “buzëqeshte” në tapetin e kuq

Gjatë premierës së sezonit të fundit të Stranger Things në Londër, Millie Bobby Brown pati një moment që u bë menjëherë viral.
Teksa ecte në tapetin e kuq, një fotograf i bërtiti që të buzëqeshte, por aktorja 21-vjeçare nuk e la pa përgjigje: “Buzëqesh? Ti buzëqesh!”, u dëgjua teksa i kthehej me plot vetëbesim.
Reagimi i saj ndezi rrjetet sociale, ku komentet u ndanë mes kritikëve dhe atyre që e mbrojtën, duke theksuar presionin e vazhdueshëm ndaj saj, sidomos tani që është nënë e re dhe e martuar me Jake Bongiovin, shkruan DailyMail.

Incidenti vjen në një periudhë kur Brown është përfshirë në raportime rreth një ankese për ngacmim e bullizëm ndaj kolegut të saj, David Harbour çështje që ende po hetohet nga Netflix.
Megjithatë, të dy aktorët u shfaqën të qetë dhe të buzëqeshur në tapetin e kuq, duke pozuar krah njëri-tjetrit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Millie shkëlqeu me një fustan të zi me dantella dhe detaje elegante, ndërsa Harbour mbajti një pamje klasike me kostum të zi.
Pavarësisht dramës që qarkullon në prapaskenë, ekipi i Stranger Things po përgatitet për finalen e shumëpritur, episodet e së cilës Netflix do t’i publikojë në dy faza më 26 nëntor dhe pastaj për Krishtlindje, të ndjekura nga një finale teatrale. /Telegrafi/
@itsmbbbitch like ok chappell roan 🤨 #strangerthingscast #strangerthings #strangerthings5 #fyp #milliebobbybrown




























































