“Milionerët” shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Borussia Dortmundi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Dy skuadrat e nisën përballjen me një kujdes të shtuar, duke pritur gabimin e njëra-tjetrës, por që një gjë e tillë nuk ndodhi në 45 minutat e parë.
Rastin e parë serioz në ndeshje e krijoi Dortmundi, kur rrezikoi me anë të Julian Ryerson në minutën e 19-të, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
PSG mundohej të gjente hapësira në mbrojtjen e mysafirëve me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen, mirëpo dyshja nuk ishin efektiv.
Dortmundi lëshoi një tjetër rast shënimi, tani nëpërmjet Karim Adyemit, që lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 35-të, por Gianluigi Donnarumma ishte në vend.
Pjesa e dytë nisi furishëm, me dy skuadrat që kishin raste, por që gjermanët ia dolën të realizonin.
Warren Zaire-Emery (47’) nuk ia doli ta fute topin në rrjetë, kur porta ishte e zbrazët, duke goditur shtyllën e djathtë.
Por, Dortmundi u kundërpërgjigj me anë të Mats Hummels, që realizoi për 1-0 vetëm tre minuta më vonë.
Në minutën e 60-të, Goncalo Ramos lëshoi një rast të sigurt, duke goditur mbi portë me një volej.
⏱️ 65’ – Dembélé s'écroule aux abords de la surface… Coup franc à suivre pour nos Parisiens.#PSGBVB 0️⃣-1️⃣ I #UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 7, 2024
Një minutë më vonë, Nuno Mendes lëshoi një goditje të fortë nga distanca, por që goditi vetëm shtyllën e majtë.
Dortmundi mendoi se shënoi edhe golin e dytë në minutën e 77-të, por Hummels ishte thellë në pozicion jashtë loje.
⏱️ 80’ – Mbappé est trouvé dans la surface mais sa frappe en angle fermé est repoussée par Kobel !#PSGBVB 0️⃣-1️⃣ I #UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 7, 2024
Tre minuta më pas, Mbappe tentoi sërish për të barazuar shifrat, por sërish ishte i pafat, pasi Gregor Kobel bëri pritje fantastike.
Kështu, Dortmundi ia doli të mbahej deri në fund, për të kaluar në final, aty ku e pret fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Bayern Munichut që zhvillohet të mërkurën mbrëma (8 maj) në Santiago Bernabeu nga ora 21:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të vlefshëm në botë – dominohet nga yjet e Real Madridit

“Rrahmani dhe Berisha ende në fazë rikuperimi” – Foda flet për gjendjen e dy yjeve të Kosovës

Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Tifozat Kuq e Zi kritikojnë dhe paraqesin kërkesat për FSHF-në: Kërkojnë transparencë dhe ndërprerje të bashkëpunimit me Serbinë

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Juventusi i vendos çmim marramendës Kenan Yildizit

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Mashtruan me moshat e lojtarëve, Man Utd dhe Man City përballen me skandalin e mundshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin