Themeluesi i kompanisë Virgin Galactic, Richard Branson, ka vizituar aeroportin Antonov në Ukrainë, ku gjenden mbetjet e aeroplanit më të madh në botë për transportimin e mallrave – e ai është An-225 i njohuri si Mriya.

Miliarderi ofroi ndihmën për rindërtimin e aeroplanit dhe riparimin e aeroportit, transmeton Telegrafi.


Mriya ka qenë aeroplani më i madh në botë për transportimin e mallrave, e është prodhuar nga kompania ukrainase Antonov.

1 366

Kur debutoi në vitin 1988, ka qenë për 50 për qind më i madh se çfarëdo aeroplani tjetër në botë.

I dizajnuar për transportimin e fluturakes hapësinore Buran për Bashkimin Sovjetik, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e bleu kompania Antonov dhe i dha emrin Mriya apo në gjuhën shqipe “ëndrra”.

2 107

Nga viti 2001, ky aeroplan është përdorur si aeroplan komercial për transportim mallrash dhe ka thyer një sërë rekordesh gjatë punës, përfshirë transportimin e 187.6 tonelata mallra të vendosura në brendësi të fluturakes, që është dyfishi i dy aeroplanëve plot Airbus A320. Fluturimi rekord ishte realizuar në vitin 2009.

3 91

Gjithashtu aeroplani gjatë pandemisë së COVID-19 është përdorur për shpërndarjen e ndihmave dhe është dashur të mbetet akoma në shërbim – por është shkatërruar nga forcat ruse gjatë sulmeve ajrore në aeroportin Antonov.

4 71

Edhe një An-225 ishte nisur të prodhohet në kohën e Bashkimit Sovjetik, por puna ishte ndërprerë në mungesë të buxhetit. Antonov akoma posedon trupin e këtij aeroplani, që të mund të përdoret për rindërtimin e Mriyes.

5 54

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se qeveria e tij po mendon për rindërtimin e aeroplanit të ngjashëm me Mriyan dhe atë para lufte, por nuk kishte mundur në mungesë të buxhetit.

6 50

Duke marrë parasysh se versioni origjinal është shkatërruar, Ukraina dëshiron ta bëjë rindërtimin në nderë të pilotëve që sakrifikuan jetën në konfliktin, kurse paratë më nuk janë problem.

7 41

Ukrainasit dëshirojnë ta nderojnë një më të fortë dhe më moderne, por pasi që të përfundojë lufta, e për këtë kanë biseduar me Branson, përfshirë restaurimin e aeroportit. /Telegrafi/

8 32

9 29

10 21

11 19

12 17

13 13