Miley Cyrus e sinqertë për karrierën e saj: Nuk kam frikë nga dita kur nuk dua të vazhdoj më

Miley Cyrus zbuloi në një intervistë për CR Fashion Book se ka menduar se si mund të duket e ardhmja e karrierës së saj.
Cyrus foli hapur për punën me Pamela Anderson. Pasi Anderson e vlerësoi Mileyn për faktin që ishte gjithmonë në krye, ajo theksoi se mendonte se ishte në një rrugë unike.
"Duke i bërë gjërat sipas mënyrës sime, përmes një procesi unik, unë gjithmonë ridizajnoj, rishqyrtoj”, tha ajo.

Cyrus thekson më tej se vendosi të ndiqte një karrierë në moshën 11-vjeçare dhe nuk është ndalur kurrë.
"I jam përkushtuar thellë atij vendimi dhe nuk e kam vënë kurrë në dyshim ose rishqyrtuar atë. Nuk kam frikë nga dita kur nuk dua më të vazhdoj. Mund të vijë një kohë kur nuk do të jem më e interesuar për të gjitha këto, por kjo është në rregull", tha ajo.
Cyrus publikoi një version të zgjeruar të albumit të saj "Something Beautiful Deluxe" disa ditë më parë. Ajo ia dedikoi këngën "Secrets" babait të saj, Billy Ray Cyrus.
"Kjo këngë është shkruar për dikë me të cilin humba kontaktin për një kohë, por që gjithmonë e kam dashur. Nga përvoja ime, falja dhe liria janë të njëjta. Kjo këngë është për babanë tim", tha ajo. /Telegrafi/



























































