LAJMI I FUNDIT:

Milani tenton Luiz Felipen si zëvendësues të Simon Kjaer

Milani tenton Luiz Felipen si zëvendësues të Simon Kjaer

Simon Kjaer ka pësuar një lëndim në ndeshjen Genoa – Milan, lëndim që ka qenë shumë më i rëndë se sa është pritur fillimisht.

Danezi është nënshtruar një operimi ku tanimë është bërë e ditur se do të mbetet jashtë fushave për plot gjashtë muaj.

Kjo ka bërë që Milani t’i ndryshoj edhe planet në afatin kalimtar, pasi tani janë të detyruar të transferojnë një mbrojtës.


Qendërmbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe është bërë objektivi kryesor i Rossonerëve për repartin defensivë.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Lazios dhe nuk e ka pranuar vazhdimin e saj.

Milani po tenton të përfitojë nga kjo gjë, teksa do të fillojnë bisedimet me Lazion që ta marrin brazilianin në janar.

Lazio është e gatshme ta lejoj lojtarin të largohet në janar në mënyrë që të fitojë sado pak nga shitja e tij dhe mos t’i ik në qershor me parametra zero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori