Milan ka marrë një fitore të madhe javën e kaluar në kampionat, duke triumfuar 1-4 te Sassuolo.

Rossonerët nuk kanë pësuar disfatë që pesë ndeshje në kampionat, por që në tri prej tyre kanë barazuar.


Kuqezinjtë në San Siro presin Chievon në javën e tetë të Serie A, dhe janë favoritë për ta marrë maksimumin e pikëve.

Në anën tjetër Chievo vazhdon të mbetet e fundit në tabelë dhe ka marrë vetëm dy barazime nga shtatë ndeshje.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Abate, Musachio, Zapata, Rodriguez, Biglia, Bonaventura, Kessie, Suso, Calhanoglu, Higuain.

Chievo: Sorrentino, Caciatore, Depaoli, Rossettini, Barba, Leris, Radovanovic, Rigoni, Birsa, Djordjevic, Giaccherini. /Telegrafi/

telegrafi sport app