LAJMI I FUNDIT:

Milani insiston në transferimin e anëtarit të Benficas

Milani insiston në transferimin e anëtarit të Benficas

Milani thuhet se ka filluar bisedimet me Benfican për transferimin e Florentino Luisit në këtë afat kalimtar veror.

Rossonerët ka kohë që janë vënë në ndjekje të mesfushorit dhe Nicolo Schira ka bërë të ditur se kanë filluar bisedimet me agjentin Bruno Carvalho dhe skuadrën portugeze.

Në mediat italiane raportohet se në janar Milani kishte tentuar transferimin e tij në formë huazimi me të drejtë blerje.


20-vjeçari po kalon nëpër një formë fantastike, e që skuadra italiane nuk dëshiron të humbë shansin në transferimin e tij.

Mesfuhsori i talentuar ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, por që Milani shpreson të transferojë atë për 40 milionë euro.

Benfica ngurron të bëjë një marrëveshje të tillë, pasi kërkon dhjetë milionë euro më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori