Sulmuesi anësor i PSG -së, Marco Asensio, po shqyrton një largim nga kampioni i Evropës, sipas L'Equipe.

Fenerbahce ka paraqitur një ofertë prej 15 milionë eurosh, përfshirë bonuset, për spanjollin 29-vjeçar, por ai mbetet i ngurruar të bashkohet me klubin turk, duke preferuar të vlerësojë të gjitha opsionet e disponueshme.


Milani ka filluar bisedimet me PSG-në, të bindur se mund të negociojnë një marrëveshje pavarësisht fondeve të kufizuara.

Villarreal është gjithashtu i interesuar, por kapaciteti i tyre financiar mund të jetë më i ulët se ai i Milanit ose Fenerbahces.

Asensio, i huazuar te Aston Villa sezonin e kaluar, regjistroi 10 gola dhe pesë asiste në 37 ndeshje.

Andaj, Rossonerët shihen si favorit për t'i marrë shërbimet e anësorit spanjoll në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app