Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Romës në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.  Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi mysafirëve të cilët në minutën e 11-të goditën shtyllën me Artem Dobvyk.  Në minutën e 16-të pas një aksioni mirë të ndërtuar, Milani kaloi në avantazh prej 1-0 falë Tijjani Reijnders i cili shënoi pas asistimit të Youssouf Fofanas.  Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i Romës të cilët barazuan gjithçka në minutën e 23-të me një gol të bukur të Paulo Dybalas.  Pas protestave të ashpra në drejtim të gjyqtarit, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca u përjashtua në minutën e 43-të nga loja. 

as‘Rossonerët’ iu afruan sërish golit në minutën e 56-të me Samuel Chukwueze, por Mile Svilar ia mohoi golin me një pritje të vështirë.


  Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati raste për ndonjërën prej skuadrave dhe kështu të dyja u desh të pajtoheshin me nga një pikë.  Pas javës së 18-të Milani shkon në kuotën e 27 pikëve dhe mban pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Roma renditet e 10-ta me 20 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app