Franck Kessie është njëri nga lojtarët kryesorë këtë edicion te Milani.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer me Rossonerët dhe po vlerësohet si një nga më të mirët këtë vit në Itali.


24-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime në 20 ndeshje në Serie A.

105821267 f62fef35 832b 4e58 bcf9 48c44ffe9045 scaled

Rossonerët duan ta mbajnë lojtarin edhe më gjatë, duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2026.

Drejtuesit e Milanit i kanë ofruar edhe pagë më të lartë, nga 2,2 milionë sa fiton lojtari në vit në tre milionë, por kjo duket se nuk e ka kënaqur atë.

Kontrata aktuale e mesfushorit me Milanin skadon në verën e vitit 2022 dhe për lojtarin ka interesime të mëdha.

kessie allenamento scaled

Megjithatë sipas medieve italiane lojtari dhe agjentët e tij i kanë bërë të ditur Milanit se duhet të ofrojnë tjera kushte për të nënshkruar ky vazhdimin e kontratës.

Kessie është njëri nga më të mirët në pozitën e tij në Serie A dhe duket se kërkon pagë mbi katër milionë euro në sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app