Milani ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A pas tri ndeshjeve, pasi kanë fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Crotones.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka fituar në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian ndaj Crotones.


Goli i vetëm në këtë ndeshje për Rossonerët u shënua nga mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci (54').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori Lucas Biglia, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Adrian Stoian me notë 5.8.

Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, i cili pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me notë 6.6. /Telegrafi/ Milan:

notat milani e1515255795686

Crotone: 

notat milani 1 e1515255810276

telegrafi sport app