LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka thotë se nuk pranoi oferta nga subjektet politike për koalicione

Milaim Zeka thotë se nuk pranoi oferta nga subjektet politike për koalicione

Kryetari i PEK, Milaim Zeka, ka thënë se subjekti i tij politik do të merr 8-10 deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PEK vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje “për t’iu treguar qytetarëve se dikush megjithatë në këtë vend ka etikë, ka parime”.

Ai ka thënë se nëse do kishte dashur të bëhej deputet, do të kishte bërë koalicion me partinë e Duda Baljes dhe do ta kishte të sigurt vendin, pasi thotë se dihet se ka qenë deputeti i dytë më i votuar në NISMA pas Fatmir Limajt.


Ish-deputeti thotë se në bazë të informacioneve që ka një zyrtar i lartë ka dhënë urdhër për të mos u lejuar komisionerë në zgjedhje partisë së tij.

“Ne do t’i drejtohemi gjykatës, sepse KQZ na ka bërë një mashtrim”, tha Zeka.

Zeka thotë se ka pasur oferta nga PDK-ja, duke i premtuar edhe postin e ministrit nëse do t’i fitojnë zgjedhjet.

“Unë kam refuzuar kategorikisht. Ju kam thënë se edhe nëse i marr 2 milionë vota nuk vij në PDK. Unë gjatë gjithë aktivitetit tim në Kuvendin e Kosovës kam thënë se kanceri dhe sida e Kosovës kanë qenë PDK-ja dhe LDK-ja. Edhe Haradinaj ka qenë më së paku kryeministër por i ka sjellë shumë dëme Kosovës. Prandaj kam refuzuar koalicionet me këto subjekte politike”.

Zeka thotë se me Vetëvendosjen i ka bashkuar vetëm lufta kundër korrupsionit, ndërsa sipas tij Albin Kurti ka ndryshuar drastikisht qëndrimet se si bëhet shteti i Kosovës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Magazina
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta - banorët mundohen ta qetësojnë

Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta - banorët mundohen ta qetësojnë

Magazina
“Shkelje privatësie e tmerrshme” - Olta Gixhari reagon në mënyrë indirekte për publikimin e bisedës me Rozana Radin

“Shkelje privatësie e tmerrshme” - Olta Gixhari reagon në mënyrë indirekte për publikimin e bisedës me Rozana Radin

Magazina
Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin

Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin

Botë
Spërkaten me ujë - Valbona me akuza të rënda ndaj Gertës: E pamoralshme që dehesh nëpër klube, të kam parë duke flirtuar

Spërkaten me ujë - Valbona me akuza të rënda ndaj Gertës: E pamoralshme që dehesh nëpër klube, të kam parë duke flirtuar

Magazina
Kalo në kategori