Milaim Zeka: Fitorja e Albin Kurtit ka çmendur të tjerët, është fitore edhe për PEK-un
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, ka komentuar rezultatin e partisë së tij.
Zeka në një prononcim për Telegrafin ka folur edhe për fitoren e LVV-së, sipas numërimit të votave deri më tani nga KQZ.
“E para PEK-u nuk ka pasur komisionerë askund. E dyta mendoj që jemi tmerrësisht të dëmtuar sidomos në Drenicë ku 10% të votave janë të pavlefshme. E treta, PEK-u e konsideron fitoren më të madhe fitoren e opozitës”, ka thënë ai.
Zeka ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës gëzimi më i madh për të është fitorja e opozitës.
“Para se të dal rezultati e kam thënë që në mënyrë hipotetike nëse 20 deputet i fiton PEK-u, në nëse nuk bie struktura e vjetër qeverisëse, nuk ka fituar Kosova. Kështu që unë si kryetar i PEK-ut, pas shpalljes së pavarësisë, gëzimin më të madh të jetës time e kam pasur mbrëmë, kur e kam parë që komplet janë ndëshkuar partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëset kryesore pse Kosova ka rënë kaq poshtë dhe është katandisur”, ka theksuar ai duke shtuar se fitorja e Kurtit ka çmendur të tjerët.
“Fitoren e Albin Kurtit e konsideroj si punën e buklës kur i çmend minjtë. Tani çka do të bëjë Albini i kam ato pikëpyetjet e mia, i kam dilemat e mija. Por, më keq nuk ka mundur të bëhet sepse nuk ka ku shkon Kosova më keq se sa është. Unë jam nga të parët që kam thënë se fitorja e PEK-ut është dërgimi i PDK-së në opozitë, por edhe ndëshkimi i të gjitha partive tjera duke përfshirë AAK-në, Nismën, AKR-në. Unë nuk kam shkuar me askënd në koalicion sepse kam dashur t’iu tregoj njerëzve që ata që kemi qenë jemi si njerëz normal, se ka dikush që ka moral, ka etikë, ka kod, dhe s’kemi mundur të shkojmë me askënd në koalicion”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Zeka ka theksuar se pritjet janë shumë të mëdha tek kreu i LVV-së Albin Kurti, dhe se duhet të ketë kujdes se edhe zhgënjimet sipas tij mund të jenë më të mëdha se të partive tjera.
“LVV mendoj që ndryshimin që do ta bëjnë do të varet në ekipen që do të thirret Albin Kurti. Pra, se kënd e angazhon. Në se i çmon ekspertët edhe të partive tjera, edhe kundërshtarët e tij. P.sh po ta fitoja unë qeverinë nuk do të më pengonte ta kem në ekipin tim Albin Kurtin, Bedri Hamzën, pra është mirë për Albinin që të marr ekspertë, njerëz të dijshëm. Ligjet e Fizikës janë të tilla që me çfarë force gjuan ti me top në drejtim të murit, ajo forcë të kthehet mbrapa. Pritjet janë shumë të mëdha për Albinin dhe zhgënjimet mund të jenë më të mëdha se në çdo parti tjetër”, ka theksuar ai.
Mirëpo në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Zeka ka thënë se Vjosa asnjëherë nuk do të mund ta lëkundte strofullin e krimit që sipas tij e kanë bërë partitë tjera.
“Në mes LVV-së dhe LDK-së, me pas qenë në një shoqëri demokratike, kisha pas dëshirë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre. Mirëpo, kjo nuk është shoqëri normale, ku për 20 vite i ka votuar të njëjtit njerëz. Por, për ta hallakatur strofullen e krimit në Kosovë, të ndërtuar nga partitë tjera në krye me PDK-në, Vjosa Osmani, asnjëherë nuk do të mund ta bënte. Vjosa Osmani nuk ka forcë ekzekutive. Mendoj që i vetmi lider politik që e ka guximin që ta lëkund fëlliqësirën që e kanë bërë partitë politike, dhe në momentin më të duhur është Albin Kurti. Jam shumë i gëzueshëm për ardhjen e tij pavarësisht pse kam divergjenca të mëdha me VV-në i shoh gjërat përtej interesit tim”, është shprehur ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht