Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë shtetërore dy-ditore, teksa të dy vendet synojnë të thellojnë më tej një marrëdhënie që është afruar më shumë që kur Moska filloi agresionin mbi Ukrainë më shumë se dy vjet më parë.
Vizita vjen disa ditë pasi Rusia nisi një ofensivë të re në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës dhe siç pretendon ajo përparon në vijën e frontit 1000 km (600 milje) ku forcat e Kievit janë penguar nga dërgesat e vonuara të armëve dhe municioneve nga Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, autokolona e Putinit prej gati 20 automjetesh e shoqëruar nga një formacion motoçiklistësh të veshur me uniforma të bardha ceremoniale, mbërriti jashtë Sallës së Madhe të Popullit të Pekinit rreth orës 11 të mëngjesit për të takuar presidentin kinez Xi Jinping.
Në diskutimet e mëvonshme, Xi e vlerësoi Putinin si një “mik të vjetër”.
Ai i tha presidentit rus se “marrëdhënia e Kinës dhe Rusisë i kishte qëndruar provës së kohës” dhe se ata i kishin ofruar njëri-tjetrit “udhëzime strategjike” në më shumë se 40 takimet e tyre mbi dekadën e kaluar.
“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të qëndruar fqinj i mirë, mik i mirë dhe partner i mirë i njëra-tjetrës”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Putin dhe Xi deklaruan një partneritet “pa kufij” disa ditë përpara se Putini të dërgonte trupat e tij në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Në mars 2023, kur Xi vizitoi Moskën, ai përshkroi një “epokë të re” në marrëdhëniet e vendeve, ndërsa në tetor, kur Putin ishte së fundi në Pekin, Xi foli për “miqësinë e thellë” midis dy burrave.
Përpara udhëtimit, 71-vjeçari Putin tha se zgjedhja e tij e Kinës si destinacioni i tij i parë i huaj që kur u betua si president për një mandat të pestë, nënvizoi “nivelin e lartë të paparë të partneritetit strategjik” midis dy vendeve, si dhe të miqësisë së tij të ngushtë me Xi, i cili është 70 vjeç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës