Një vullkan afër kryeqytetit Filipine që tërheq shumë turistë për shkak të pamjes së tij piktoreske, ka detyruar shumë banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit të tij duke hedhur shumë pluhur në ajër dhe duke bërë që shumë fluturime të pezullohen.

Instituti Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve tha që Taal Volcano në provincën Batangas në jug të Manila shpërtheu duke hedhur hirin deri në një kilometër në qiell, transmeton Telegrafi.


23300494 7878661 image a 58 1578834114543

23300500 7878661 image a 55 1578834110424

23300502 7878661 image a 60 1578834199040

Nuk ka raporte të menjëhershme të lëndimeve ose dëme të shkaktuara, por autoritetet u përpoqën të evakuojnë më shumë se 6.000 fshatarë nga një ishull në mes të një liqeni, ku ndodhet vullkani, thanë zyrtarët.

"Ne u kemi kërkuar njerëzve në zonat me rrezik të lartë, përfshirë ishullin e vullkanit, të evakuohen  përpara një shpërthimi të rrezikshëm të mundshëm", tha Renato Solidum, i cili drejton institutin.

23300504 7878661 image a 61 1578834266526

23300564 7878661 image a 54 1578834086545

23300574 7878661 image a 82 1578834584673

Renelyn Bautista, një amvise 38-vjeçare nga qyteti Laurel i provincës Batangas, tha që ajo menjëherë u largua nga shtëpia e saj me dy fëmijët e saj, përfshirë një fëmijë katër muajsh, pasi Taal shpërtheu dhe toka u trondit dy herë.

Dhjetra fluturime ndërkombëtare dhe vendase u vunë në pritje për të paktën katër orë të dielën në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Manila 'për shkak të hirit vullkanik në afërsi të aeroportit' dhe rrugëve të afërta ajrore, tha autoriteti i Aviacionit Civil i Filipineve.

23300582 7878661 image a 78 1578834540969

23300584 7878661 image a 81 1578834567859

23300588 7878661 image a 77 1578834522402

23300598 7878661 image a 70 1578834327160

Taal shtrihet më shumë se 60 kilometra në jug të Manilas.

Instituti i kujtoi publikut se ishulli i vogël ku shtrihet vullkani është një 'zonë e rrezikshme e përhershme', megjithëse fshatrat e peshkimit ekzistojnë atje për vite me radhë.

23300600 7878661 image a 72 1578834385170

23300602 7878661 image a 73 1578834412228

23300610 7878661 image a 63 1578834311697

23300612 7878661 image a 52 1578834057616

Zyrtarët pezulluan mësimet të hënën në Batangas, ku u raportuan ndërprerje të energjisë.

Një nga vullkanet më të vegjël në botë, Taal është në mesin e dhjetëra vullkaneve aktive në Filipine, i cili shtrihet përgjatë të ashtuquajturës 'Unaza e Zjarrit të Paqësorit', një rajon sizmikisht aktiv që është i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike. /Telegrafi/

23300628 7878661 image a 89 1578834701971

23300640 7878661 image a 50 1578834003642

23300656 7878661 image a 65 1578834316786

23300658 7878661 image a 67 1578834321030

23301050 7878661 image a 102 1578834838168