LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton televizorin me ekranin e parë në botë transparent MicroLED – duket sikur hologram

Samsung prezanton televizorin me ekranin e parë në botë transparent MicroLED – duket sikur hologram

Gjatë panairit CES 2024, Samsung prezantoi ekranin e parë transparent në botë MicroLED.

Kompania jugkoreane prezantoi tre ekranet e ndryshme transparentë MicroLED me dizajnë paksa të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Dy modele demo përmbajnë xhamë të errësuar, duke e bërë më të lehtë anashkalimin e objekteve shpërqendruese pas panelit, ndërsa ekrani i tretë transparentë si xham i zakonshëm dhe ka një dizajn pa korniza.


Kur shikohet drejtpërdrejt, sipas vizitorëve në kabinën e Samsung, përmbajtja në këto ekrane duket pothuajse si një hologram që fluturon në ajër.

Të gjithë njësitë që u demonstruan kanë një ekran që është vetëm rreth një centimetër i trashë, i cili gjithashtu jep iluzionin e një ekrani lundrues, ndërsa imazhi në to duket jashtëzakonisht i qartë.

Sipas Samsung, për shkak se ekranet transparente MicroLED kanë një dritë më të ndritshme në krahasim me panelet transparente OLED, ato ndikohen më pak nga drita e ambientit.

Pritet që kur kjo teknologji të dalë në shitje, ekranet transparente MicroLED do të jenë shumë të shtrenjta.

Pajisjet MicroLED të nivelit të lartë të Samsung, të cilat nuk kanë ekrane transparente, kushtojnë aktualisht rreth 150,000 dollarë dhe do të duhet pak kohë para se ekranet e reja të bëhen të përballueshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Kalo në kategori