LAJMI I FUNDIT:

Microsoft përfundon blerjen e Linkedin!

Microsoft përfundon blerjen e Linkedin!

Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka konfirmuar se kompania ka përfunduar blerjen e LinkedIn.

Lajmi i blerjes është njoftuar për herë të parë në qershor dhe tani Microsoft ka zbuluar detaje shtesë se si do të integrohen këto dy kompani pas marrëveshjes.

Sot është dita e fillimit të udhëtimit të dy kompanive në të njejtën ombrellë dhe e përundimit të marrëveshjes së blerjes së LinkedIn nga Microsoft, bënë të ditur Nadella.


Ekipet e udhëheqjes së dy kompanive kanë kaluar kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe në këtë mënyrë Microsoft ka arritur kuptueshmëri më të madhe rreth punës së LinkedIn dhe përkushtimit të tyre mbi përdoruesit e vet, thuhet në deklaratën zyrtare të Microsoft.