LAJMI I FUNDIT:

Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së

Mickoski propozoi gjyqtarin e suspenduar Vlladimir Pançevski në krye të PSP-së

Në një intervistë për TV Sitel, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski e propozoi gjyqtarin Vlladimir Pançevskin në krye të PSP-së.

“Vërejtjet tona për Propozim-ligjin e Prokurorisë Publike janë parimore, e para resursi njerëzor që ka PSP-ja është për t’u diskutuar. I gjithë ekipi është i kontaminuar nga rasti ‘Haraçi’. Ata duhet të kthehen në prokuroritë ku janë marrë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ceku se në PSP janë punësuar nipi i Janevës, nusja e ardhshme e Janevës, dy kushërinj të prokurorit Gavril Bubevski, i biri dhe mbesa e njërës prokurore, si dhe e bija e drejtorit të shkarkuar të MEPSO-s.


“Parashtrohet pyetja se cilin ne e propozojmë? Njerëz të përfshirë në haraç? Hetimi do të tregojë se kush ka qenë i përfshirë. Kjo është sikur ne të propozojmë Vladimir Pançevskin. Pse mos e zgjedhim Vlladimir Pançevskin? Pse të mos jetë zgjidhje?”, tha Mickoski.

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski momentalisht është i suspenduar nga puna për shkak të keqpërdorimeve të sistemit AKMIS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori