LAJMI I FUNDIT:

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në seancën e sotme në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së LSDM-së Slavjanka Petrovska, në lidhje me votimin e rezolutës për Ukrainën, tha se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët dhe se është logjike që Maqedonia e Veriut ta mbështesë rezolutën amerikane.

Mickoski nga foltorja e Kuvendit pyeti se “nëse janë kundër, pse vendet anëtare të BE-së nuk votuan kështu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

“Vendimi ishte i tillë, sepse kishim zgjedhje nëse do të qëndronim ndër të parët në linjë së bashku me partnerin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara apo të mbështesnim një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian. Kur pamë se Bashkimi Evropian nuk kishte qëndrim të përbashkët për rezolutën, ishte logjike që të qëndronim prapa rezolutës së propozuar nga SHBA-ja”, tha kryeministri Mickoski.


“Pyetja është pse ato shtete anëtare, të përhershme apo të përkohshme, që janë pjesë e BE-së, nuk e bllokuan miratimin e rezolutës amerikane?! Pse nuk votuan kundër? Të njëjtat vende do të vizitojnë Uashingtonin në periudhën e ardhshme me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme. Në fund të atij procesi do të ketë një rezolutë që do të ngjajë me atë të Amerikës, të cilës ne si vend jemi bashkësponzorues, një rezolutë që të gjithë do ta mbështesin”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut e cila “abstenoi” në rezolutën ukrainase në Këshillin e Sigurimit, është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë shoh që të gjithë në botë sot po flasin për paqen në Ukrainë. Nëse po flasim për paqen në Ukrainë dhe nuk kemi standarde të dyfishta, atëherë le të punojmë për paqen. Si po punohet për paqen? Ne ulemi, flasim dhe negociojmë. Shpallet një armëpushim nga të dyja palët dhe ata ulen në tryezë. Kjo është mënyra për të arritur paqen dhe për të biseduar derisa të arrihet paqja. Paqja nuk arrihet me aksione ushtarake në terren, me viktima, me të shpërngulur. Kjo është pikërisht rezoluta e SHBA-së”, tha Mickoski.

“Shikoni se çfarë do të ndodhë pas disa muajsh. Nëse kam gabuar, jam i gatshëm të kërkoj falje. Por nëse del ashtu siç po ju them unë, atëherë kryetarit tuaj do t’i duhet një konferencë e re për media, vetëm se këtë herë mos e “qortoni”, thuani të vërtetën dhe kërkoni falje”, i tha Mickoski deputetes së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori